Ozil kërkon fitore ndaj Valencias

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Mesfushori kreativ i Real Madridit, Mesut Ozil, ka thënë se përgjigja e duhur pas debaklit në ‘el Classico’ do të vijë pikërisht ndaj Valencias.
“Ka shumë potencial në këtë ekip. Asgjë nuk është e vendosur në tabelë. Bëhet fjalë për vetëm dy pikë dallim. Përgjigja më e mirë do të jetë një fitore, nëse e fitojmë këtë ndeshje, atëherë mund t’i shikojmë gjërat më ndryshe”.
“Qëllimi im është që të luaj mirë për ekipin. Ekipi më mbështet në çdo ndeshje dhe unë kam besimin e trajnerit. Kjo më lejon të luaj shumë lirshëm dhe ta shprehi potencialin tim sa më shumë që është e mundur”, tha Ozil.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...