Pizarro nuk është në shitje

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Roma ka mohuar spekulimet se David Pizarro do të largohet nga klubi kryeqytetas, duke e bërë të qartë se mesfushori kreativ nuk është në shitje.
Gjatë këtij sezoni, 31-vjeçari nuk ka qenë gjithmonë në formacionin bazë të trajnerit Claudio Ranieri, ashtu që ka nxitur spekulime se mund të largohet nga klubi.
Mirëpo, Giallorossët kanë lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se mesfushori kilian do të vazhdojë ta bartë fanellën e Romës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...