Roma, minimale ndaj Barit
Roma ka shënuar fitore minimale ndaj Barit, në ndeshjen e zhvilluar në Olimpico në kuadër të javës së 16-të në Serie A.
Juan e shënoi golin e vetëm në këtë takim nga afërsia, pas asistimit të kapitenit dhe ikonës Francesco Totti (30’). Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit dhe Roma e përmbylli këtë takim me fitore.
Me këtë fitore Roma e sheh veten në pozitën e gjashtë me 26 pikë, duke lënë prapa Interin. Roma është vetëm një pikë larg vendit të katërt dhe 10 pikë larg liderit Milan.
Category: Futboll
0 Komente