Ronaldo i gatshëm për Valencian

dardanmiftari | Thursday, December 02, 2010 | 1 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i gatshëm për t’u paraqitur në derbin e të shtunës ndaj Valencias.
Ronaldo pritet që të vazhdojë stërvitjet të premtën pasi kishte pësuar dëmtim në nyje ndaj Barcelonës në El Classico. Sipas AS, portugezi do të jetë i gatshëm për t’u paraqitur ndaj Valencias, pikërisht në kohën kur Los Blancos do të kërkojnë të pastrojnë plagët e marra nga Barcelona në El Classico.
CR7 kishte dhimbje në nyje në fillim të javës dhe ishte pritur që të mos paraqitej ndaj Los Che, mirëpo Jose Mourinho është shumë optimist se superylli i tij do të jetë i gatshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. C.Ronaldo ti je mjeshter i futbollit nu ka kush qe te ndal ty prandaj keni comente qe te kundershtoj ti je talent i futbollit ti je 1 dhe 1 ki me vdek ska me lind as nje talent si ti je i pandalshem

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...