Shahisti Murtez Hondozi, tani mjeshtër fide
Shahisti nga Rahoveci, Murtez Hondozi, tashmë edhe zyrtarisht është mjeshtër i fides në shah, titull ky i arritur teksa është duke luajtur në Francë te klubi i shahut Bressan, njofton gazeta franceze Le Progres.
Ky nuk është një prej sukseseve të para apo të ralla për 31 vjeçarin. Ai u shpall kampion i Kosovës në vitin 2002 dhe është fitues i pothuaje të gjitha turneve të shahut në lëvizje të shpejta. Mori pjesë në 2 kampionate europiane, ku arriti barazim me shahistin e njohur suedez Ulf Anderson. Murtez Hondozi është shahisti më i rejtinguar kosovar me elo 2353.
Murtez Hondozi filloi të luante shah nga mosha 6 vjeçare, ndërsa hapat e parë i mësoi nga babai i tij dhe u prefeksionua nga trajneri Sabahudin Kollari, i cili zhvilloi më tej talentin e jashtëzakonshëm të shahistit rahovecas, që tani mori titullin mejshtër fide.
Category: Shah
0 Komente