Shorti i LK: Barcelona përballë Arsenalit

dardanmiftari | Friday, December 17, 2010 | 1 Komente

Barcelona-Arsenal do të jetë sfida më e nxehtë e fazës së parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sfidat që nxori shorti i Ligës së Kampionëve:
Tottenham Milan
Schalke Valencia
Man Utd Marseille
Barcelona Arsenal
B. Munich Inter
Chelsea Copenhagen
Real Madrid Lyon
Shakhtar D. Roma


Përmbledhje


Shorti i garës më të famshme evropiane, Ligës së Kampionëve, nga 16 ekipet që kanë mbetur në garë do të prodhojë tetë sfida për fazën e parë të eliminimit direkt.


Tetë nga 16 ekipet janë kryesuese të secilit prej tetë grupeve, dhe do të sfidojnë njërin nga tetë ekipet tjera të renditura të dyta në grupe, me kusht të ato të mos vijnë nga i njëjti grup dhe nga i njëjti vend.


16 ekipet që kanë kaluar fazën grupore të Ligës së Kampionëve të rreshtuara në bazë të pozitave që kanë zënë në grupe:


Grupi Kryesues I dyti në grup
A Tottenham Inter
B Schalke Lyon
C Man Utd Valencia
D Barcelona Copenhagen
E B. Munich Roma
F Chelsea Marseille
G Real Madrid Milan
H Shakhtar D. Arsenal


Secila sfidë e dalë nga ky short do të zhvillohet në dy ndeshje. Ekipet që vijnë nga pozita e dytë do të jenë nikoqirë të rundit të parë të ndeshjeve, derisa ekipet që kanë pushtuar kreun e grupeve, do të kenë fatin të jenë nikoqirë në ndeshjet e kthimit.


Orari i ndeshjeve që do të dalin nga ky short do të jetë kështu:


Ndeshjet e para: 15/16 dhe 22/23 shkurt 2011;
Ndeshjet e kthimit: 8/9 dhe 15/16 mars 2011.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. hehehehehe barcelona ka me muj arsenalin ka me myt edhe ishalla tani si ta mun asenalin mi ra me realin le ta mun edhe realin ma e forta barcelona champion messssii messi messi messi

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...