Tevez: Jam besnik ndaj Cityt
Carlos Tevez ka ripërsëritur se i mungon familja, por është në dijeni për sakrificën që duhet ta bëjë për të qëndruar te Manchester City.
“Më mungon familja sikurse çdo njeriu në këtë botë, por jam i lumtur këtu te City. Kanë kaluar disa muaj që prej se i kam parë për herë të fundit vajzat e mia dhe kjo e bën të vështirë situatën. Nuk është e lehtë për mua që të jetoj dhe të frymoj futboll çdo ditë, përderisa vajzat e mia të vogla janë në Buenos Aires”.
“Por, unë e di se duhet ta bëj këtë sakrificë, e cila duhet të bëhet për të treguar përkushtim, ashtu siç po bëj unë këtu te City, ndërsa kjo është diçka të cilën do ta tejkaloj”, deklaroi Tevez.
Category: Futboll
0 Komente