Vieira: Balotelli mund të bëhet më i miri në botë

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Mario Balotelli mund të bëhet një prej sulmuesve më të mirë në botë, por vetëm nëse punon fuqishëm, thotë bashkëlojtari i tij te Manchester City, Patrick Vieira.
20-vjeçari italian ka të gjitha atributet për të qenë një lojtar i klasit, por Vieira, i cili po ashtu luajti me Balotellin te Inter, thotë se një punë ca më e fuqishme mund ta çojë atë në një nivel tjetër.
“Nuk ka dyshime se ai mund të bëhet një prej sulmuesve më të mirë në botë. Potenciali dhe kualiteti janë. Prekja dhe përfundimi i tij janë të mahnitshme, janë fantastike. Por ndonjëherë kjo nuk mjafton për të ndërtuar karrierë. Nëse ai dëshiron të jetë një prej sulmuesve më të mirë në botë, ai duhet të punojë shumë më shumë se sa punon për momentin”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...