Wenger nuk e sheh Almunian si portier të parë
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hapur derën për një largim të Manuel Almunia në afatin kalimtar të janarit.
Francezi nuk e sheh spanjollin si numër 1 në portë dhe raportohet se do ta lejojë atë të largohet muajin e ardhshëm, por vetëm nëse paguhet shuma e kërkuar prej 1.5 milionë eurosh.
Me portierin e Atletico Madrid, David de Gea, që është në rrugë për te Manchester United, Almunia mund të rikthehet në vendlindjen e tij.
Category: Futboll
0 Komente