Ancelotti: Chelsea mund ta fitojë titullin

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Pavarësisht disfatës së mbrëmshme ndaj Wolves, menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ata ende mund ta fitojnë titullin.
Humbja bëri që Chelsea të mbetet me një fitore në nëntë ndeshje, dhe të ngecë nëntë pikë prapa liderit të tabelës, Manchester United, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.“Ne mund të luftojmë për shumë gjëra, asgjë nuk është humbur në këtë moment. Është vështirë të rikthehemi në Ligën Premier, por e kemi Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...