Ancelotti: Chelsea mund ta ndalojë United

dardanmiftari | Monday, January 24, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelsaet, Carlo Ancelotti, thotë se Manchester United nuk ka shans të kalojë gjithë sezonin si i pamposhtur, pasi beson se djelmoshat e tij t’i mposhtin Djajtë e Kuq.
Chelsea është 10 pikë prapa liderit Manchester United, por Ancelotti thotë se nëse jo dikush tjetër, Blutë do të jenë ata që do t’i japin fund rekordit të rivalëve të tyre.
“Nëse ne dëshirojmë të rikthehemi dhe të luftojmë për titull, ne duhet ta mposhtim Manchester United. Andaj, në opinionin tim, është e pamundshme për ata të qëndrojnë të pamposhtur gjithë sezonin”, ka thënë Ancelotti.
“Ne duhet të luajmë dy herë me ata dhe ne po ashtu duhet të luajmë me Manchester City, Tottenham dhe Liverpool. Katër prej këtyre ndeshjeve janë në shtëpi dhe kyç për t’u rikthyer në garën për titull”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...