Beckham të huazohet te Tottenhami?

dardanmiftari | Saturday, January 01, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka zbuluar dëshirën e tij për ta transferuar David Beckhamin në White Hart Lane.
“Ne do të kontaktojmë La Galaxy të shohim nëse ata do të lejojnë që Becks të vijë si huazim për tri muaj, pasi që ne definitivisht do të ishim të interesuar. Unë jam i sigurtë se ai mund të luajë mirë në nivelin më të lartë, përndryshe nuk do isha i interesuar”.
“Ai do të ishte lojtar fantastik për ne këtu dhe ai nuk do të vinte këtu sa për të shitur fanella”, u shpreh Redknapp për The Sun.
Ky interesim publik i Redknapp për Beckham vjen vetëm një ditë pasi vet superylli anglez shprehu dëshirën për t’u kthyer në ishull.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...