Del Neri: Viti 2010, i suksesshëm

dardanmiftari | Saturday, January 01, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka reflektuar në vitin e kaluar duke thënë se ishte vit i mrekullueshëm për të në nivelin personal.
“Për mua ka marrë fund një vit i shkëlqyer në nivelin personal. Sezoni im fantastik me Sampdorian më lejoi të kaloj te Juventusi, një klub dhe skuadër që është prej më të mirave në botë”.
“Pjesa e parë e sezonit na lejoi të ngjitemi në pozitat e para të tabelës dhe kjo është shenjë e mirë për muajt në vazhdim. Synimi ynë është që të tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet tona me dijeninë se titulli nuk do të jetë lehtë i arritshëm”, deklaroi Del Neri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...