Eto’o: Mund ta fitojmë Scudetton

dardanmiftari | Monday, January 03, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, beson se zikaltrit akoma kanë mundësi për ta fituar titullin e Serie A, përkundër se gjenden 13 pikë prapa vendit të parë.
Kampioni i Italisë në fuqi nuk e filloi si duhet sezonin e sivjetmë, gjë që çoi deri te zëvendësimi i trajnerit Rafa Benitez me Leonardon, ndërsa sulmuesi kamerunas është i bindur se ekipi i tij mund të shpallet sërish kampion.
“Shpresoj që pas një fillimi të keq të sezonit të arrijnë ta fitojmë sërish Scudetton.
“Është një sfidë personale, e cila mendoj se është e mundur, sepse Interi ka ekipin më të mirë në kampionatin italian”, ka thënë Eto’o, ndërsa citon La Repubblica.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...