Figo i befasuar nga forma e Ronaldos

dardanmiftari | Monday, January 24, 2011 | 0 Komente

Legjenda e Real Madridit, Luis Figo, thotë se ai është i befasuar me formën që po kalon Cristiano Ronaldo.
Figo beson se Ronaldo, pavarësisht formës së shkëlqyeshme që po kalon, ka vuajtur sa i takon publicitetit për shkak të formës së mahnitshme të Barcelonës.
“Loja e shkëlqyeshme e Barcelonës ju bën juve t’i harroni të tjerët. Cristiano Ronaldo po vendos rekorde gjithë kohën te Real Madrid. Njerëzit nuk e shohin se sa mirë ia del ai te Madrid pasi ky është një klub i madh”.
“Le të shohim çfarë ndodh në Liga. Nëse niveli i Barcelonës bie, atëherë Real Madridi do ta fitojë titullin”, ka thënë Figo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...