Fiorentina dëshiron ta huazojë Behramin

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Fiorentina raportohet se është duke kontaktuar me West Ham United për të transferuar mesfushorin e kosovar Valon Behrami.
Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës është i etur të rikthehet në Itali, por transferimi i tij te Roma u bllokua nga pronarët e ri të klubit anglez, UniCredit.
Sipas Gazzetta dello Sport tash është Fiorentina e cila është futur në garë dhe e cila ka nisur bisedimet me West Ham United.
Klubi nga Firenca dëshiron ta marrë lojtarin në formë huazimi, me mundësi të nënshkruajë kontratë të përhershme me të në muajin qershor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...