Fitore e jashtëzakonshme e Realit

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Derbi i javës së 18-të në La Liga, i zhvilluar të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu, në mes të Real Madridit dhe Villarrealit, i ka takuar ‘skuadrës mbretërore’, e cila ka fituar me rezultat 4-2.
Vendasit u gjetën dy herë në disavantazh në pjesën e parë, ndërsa në të dyja rastet arritën ta barazojnë rezultatin.
Mbretërit u ndëshkuan shumë herët (7’) nga Cani, i cili u asistua nga Giuseppe Rossi, për të kaluar mysafirët në epërsi.
Mirëpo nuk kaloi shumë kohë (10’) dhe asi i Los Blancos, Cristiano Ronaldo, barazoi shifrat, pas asistimit të Mesut Ozil.
Nëndetësja e Verdhë sërish krijoi epërsi kundrejt vendasve përmes Marco Ruben (18’), i cili lansoi një goditje të jashtëzakonshme për të mposhtur Casillasin.
Por me këtë nuk u pajtua portugezi Ronaldo, i cili në fund të pjesës së parë (45’+1) barazoi sërish rezultatin, ndërsa kësaj radhe asistoi Xabi Alonso.
Edhe në pjesën e dytë njeriu i ndeshjes ishte i jashtëzakonshmi Ronaldo, i cili ishte më meritori për fitoren e Los Merengues.
Fillimisht ai në mënyrë mjeshtërore kompletoi het-trikun e tij (80’) për epërsinë e parë të Real Madridit në këtë takim. Ndërsa menjëherë pas, asistoi te Ricardo Kaka, i cili vulosi fitoren e skuadrës vendase (82’).
Pas kësaj fitore, Reali vazhdon ta përcjellë Barcelonën nga vendi i dytë, me dy pikë më pak se lideri i Kampionatit spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...