Guardiola: Ende nuk jemi në finale

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Pep Guardiola thotë se edhe pse rezultati nga ndeshja e parë ndaj Almeria është shumë i favorshëm për ta, ata ende nuk janë në finale.
Barcelona ishte në avantazh 4-0 që në pjesën e parë të takimit të mbrëmshëm dhe e përfundoi ndeshjen me rezultat 5-0, që është një avantazh ndoshta i paarritshëm për një ekip si Almeria. Por Guardiola thotë se përvoja nga ndeshja ndaj Betisit është ende e freskët.
“Është një rezultat i shkëlqyeshëm, por përvoja ndaj Betis është ende e freskët. Ne nuk jemi ende në finale, pasi duhet të shkojmë te Almeria. Ishte e shkëlqyeshme, shumë e mirë, por duhet ta respektojmë kundërshtarin”, ka thënë Pep Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...