Guardiola krenar me barazimin e rekordit të Realit

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur dhe i nderuar që skuadra e tij ka barazuar rekordin e skuadrës legjendare të Real Madridit me në përbërje Alfredo Di Stefanon, prej 15 fitoreve radhazi në La Liga.
“Është nder i madh që ndaj një rekord të tillë me një ekip aq impresiv sikurse që ishte Real Madridi i Di Stefanos. Ne jemi krenarë, bëhet fjalë për 50 vjet, gjysmëshekulli, ja sa i vështirë ishte krijimi i këtij ekipi”.
“Ndeshja ndaj Arsenalit do të jetë vendimtare për sezonin tonë. Kemi të bëjmë me një prej skuadrave me futbollin më të mirë në botë dhe nëse eliminohemi, të paktën do ta kemi parasysh se kemi luajtur futboll të bukur”, u shpreh Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...