Interi me penalti në gjysmëfinale

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Interit iu nevojiten penaltitë për ta siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Coppa Italia, pasi ndeshja ndaj Napolit për 120 minuta, e zhvilluar në San Paolo, mbeti pa gola.
Sfida e zhvilluar në San Paolo ishte jashtëzakonisht e shpejtë në fillim, por pa gola dhe raste shënimi. Gola nuk pati as në pjesën e dytë, ku më dominues u treguan Nerazzurët, përkundër tentimeve të napolitanëve.
Vlen të përmendet anulimi i golit të Napolit në pjesën e parë për shkak të pozicionit jashtë loje, e poashtu paraqitja fenomenale e transferit të ri Andrea Ranocchia që shkëlqeu.
Për ta përcaktuar ndeshjen u nevojiten vazhdimet, ndërsa as në vazhdime nuk pati gola. Zgjidhja e fundit për epilogun e takimit ishin penaltitë, ku fitues dolën Nerazzurët me rezultat 5-4, kjo falë precizitetit të lartë dhe dështimit të Ezequiel Lavezzit, që goditi keq lart mbi portë.
Me këtë fitore Interi në gjysmëfinalen e Coppa Italia do të ketë punë me fituesin e takimit të së enjtës, Juventus – Roma.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...