Liverpooli i kthehet fitores

dardanmiftari | Saturday, January 01, 2011 | 1 Komente

Skuadra e Liverpoolit ka arritur të kthehet nga disavantazhi prej një goli për të mposhtur Bolton Wanderers me rezultat 2-1.
Redsat u gjetën në disavantazh në minutën 43-të, kur Kevin Davies realizoi golin e epërsisë për mysafirët dhe me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), Fernando Torres barazoi shifrat, ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes (90’+2), Joe Cole realizoi golin e fitores.
Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ngjitet në vendin e tetë në tabelë me pikë të barabarta me Blackpoolin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...