Mourinho: I raportoj presidentit, jo Valdanos
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai kurrë nuk flet me Menaxherin Gjeneral, Jorge Valdano.
Mourinho ka vazhduar zënkën e tij me argjentinasin pas fitores së mbrëmshme ndaj Real Mallorcas.
“Unë nuk flas me Valdanon, unë i raportoj drejtpërdrejtë presidentit (Florentino Perez) dhe Jose Angel Sanchez. Ne nuk kemi biseduar për nënshkrimet. Ne të gjithë e dimë tregimin e vjetër të një sulmuesi, që tashmë ka flokë të thinjura. Deri më 31 janar gjithçka mund të ndodhë, por kjo mund edhe të mos ndodhë”, ka deklaruar Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente