Mourinho: Interi gjithmonë në zemrën time

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, thotë se Interi ka një pjesë të veçantë në zemrën e tij, ndërsa ka lavdëruar edhe caktimin e Leonardos në stolin drejtues.
“Mbi të gjitha Leonardo është një menaxher i një klubi i cili ka një hapësirë në zemrën time. Zemra ime ka pak hapësirë për Chelsean, shumë për Vitoria Setubal dhe pjesa tjetër për Interin. Nëse trajner i tyre është Leonardo, Benitez, ose dikush tjetër, është e njëjtë për mua”.
“Unë gjithmonë do të bëj tifo për Interin, do të vuaj kur ata vuajnë dhe dua që fansat e Interit të jenë të lumtur. Unë jam shumë i kënaqur për Leonardon dhe djelmoshat, pasi duket sikur tregimi do të ketë përfundimin e zakonshëm: Skudetton!”, ka thënë Mourino.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...