Mourinho, njeriu i vitit

dardanmiftari | Saturday, January 01, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho. Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është emëruar ‘Njeriu i vitit 2010’ nga gazeta prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sport.
Është hera e parë pas 32 vitesh që këtë çmim e merr një trajner, ndërsa kjo vjen pas një viti të jashtëzakonshëm të Mourinhos, i cili e udhëhoqi Interin drejt tre titujve: Scudetto, Coppa Italia dhe Ligë të Kampionëve. Njëherit, Interi u bë ekipi i parë italian që ka fituar tre titujt përnjëherë.
Në verë, portugezi u largua nga zikaltrit për të marrë drejtimin e Real Madridit, skuadër me të cilën ka fituar 20 nga 25 takime në të gjitha garat, kurse vetëm një e ka humbur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...