Mourinho: Serie A më ka bërë trajner më të mirë

dardanmiftari | Wednesday, January 26, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho thotë se atij i mungon Serie A, e cila ka qenë një përvojë e shkëlqyeshme për të.
Ish-trajneri i Interit ka shprehur mirënjohjen për çmimin e fituar, Oscar del Calcio.
“Më vjen keq që nuk kam qenë atje me ju, por gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit kundër Sevillas më ka penguar. Atje do të jetë Beppe Baresi për të më përfaqësuar. Ata janë miqtë e mi më të mirë dhe ishin bashkëpunëtorët dhe për më shumë ata janë fansa të Interit, që është e rëndësishme për mua”.
“Të pranoj një Oscar është e mrekullueshme pasi për mua respekti është më i rëndësishëm dhe fatmirësish gjithmonë e kam pasur nga lojtarët e mi. Por po ashtu është e rëndësishme pasi respekti dhe admirimi vjen edhe prej rivalëve të mi”.
“Dua të falënderoj lojtarët e mi, pasi ata fituan për mua. Pa ta gjithçka do të ishte e pamundshme të realizohet. Nëse Liga Italiane është aq e bukur dhe e vështirë, kjo është falë trajnerëve të mrekullueshëm që punojnë në Serie A. Kam qenë në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë, dhe vështirësia e kampionatit italian më ka ndihmuar të bëhem një lojtar më i mirë”, ka deklaruar Mou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...