Murray mposhtet në finale

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Andy Murray është deklasuar në finalen e Australian Open nga Novak Djokovic me rezultat të pastër 3-0 në sete, në sfidën e zhvilluar në Melbourne Park.
Që nga fillimi tenisti serb tregoi formë të jashtëzakonshme, përderisa britaniku Andy Murray u shfaq tejet nën presion, kjo ndoshta për shkak të mediumeve dhe pritjeve të mëdha në vendlindje, pasi Britania nuk di për triumf në Australian Open që nga viti 1936.Se Andy Murray duhet ta përmirësojë mentalitetin e tij, e në veçanti temperamentin, e tregoi rezultati i lartë prej 3-0 (6-4, 6-2 dhe 6-3). Djokovic nga ana tjetër tregoi se këtë vit do të jetë pretendent serioz për çdo titull në tenis, sidomos pasi mposhti zvicëranin Federer në gjysmëfinale.
Ky titull për Djokovic shënon një fillim të mbarë drejt turneve tjera dhe drejt okupimit të pozitës së parë në ranglistën ATP, ku pritet të ketë punë me Roger Federer, bartësin e dytë dhe Rafael Nadal, tenistin më të mirë në botë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...