Navas: Nuk ka mbaruar asgjë

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Anësori i Sevillas, Jesus Navas, ka paralajmëruar Real Madridin që të mos gëzohet para kohe, pasi që beson se skuadra e tij është në gjendje për ta rikuperuar dizavantazhin prej një goli në terren mysafir të Real Madridit.
“Ishte ndeshje e mirë mes dy klubeve të mëdha, por ndeshja e dytë në Bernabeu do të jetë shumë interesante”.
“Ne e kemi ditur se do të ishte ndeshje e vështirë, e komplikuar, sepse që të dyja skuadrat sulmuan, por kjo ndeshje vendoset pas 180 minutash dhe ende asgjë nuk ka mbaruar”.
“Tifozët ishin të jashtëzakonshëm, ata si gjithmonë kanë krijuar atmosferë, por ne ndihemi keq që nuk kemi arritur t’i lëmë të kënaqur”, ka thënë Navas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...