Osasuna befason Realin

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Javier Camunas Real Madridi ka pësuar humbje të pa pritur nga Osasuna në Reyno De Navarra, në një ndeshje të përcjellur me tension, e cila përfundoi me rezultat minimal 1-0 në të mirë të vendasve.
Mourinho në këtë ndeshje hyri me formacion standard, pa inkuadruar Emmanuel Adebayorin, gjë që u reflektua me mos konkretizim të rasteve.
Dhe atëherë kur nuk shënon, e pëson. Një passim milimetrik në vijë të ofsajdit të Carlos Arandas e pranoi për mrekulli Javier Camunas (62’) që në mënyrë perfide realizoi për 1-0 dhe eksplodimin e stadiumit Reyno de Navarra.
Mourinho reagoi dhe solli në lojë Kakan dhe Adebayor, të cilët tentuan në mënyra të ndryshme, por autobusi i parkuar para portës ua mohoi madrilenëve golin e barazimit.
Me këtë disfatë Real Madridit i zvogëlohen edhe më shumë shpresat për titull të La Ligas, pasi tani Barcelona është shtatë pikë larg dhe siç po vazhdon, Barcelona vështirë se do të lëshojë më pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...