Reina: 2010-ta viti më i keq te Liverpool
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, e vlerëson vitin 2010 si vitin më të keq në karrierën e tij në Anfield.
Reina fitoi Kupën e Botës me Spanjën, por thotë se dështimi i Liverpoolit e ka prekur thellë atë.
“Ka qenë vështirë gjatë vitit të kaluar. Mund të thoni se që kur kam arritur te Liverpool, 2010-ta ka qenë mbase viti më i keq, pasi nuk kemi qenë aty ku kemi dashur të jemi dhe të mungojmë në Ligën e Kampionëve ka qenë një goditje e madhe”, ka thënë Reina.
“Por tash është koha ta ndryshojmë këtë. Për shkak të madhësisë së klubit Liverpooli duhet të luftojë për kreun e tabelës, jo për fundin dhe kjo duhet të jetë synimi ynë”, ka thënë më tej spanjolli.
Category: Futboll
0 Komente