Van Persie: Hat-tricku im i parë

dardanmiftari | Monday, January 24, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se tregolëshi i tij kundër Wigan Athletic ishte i pari dhe aq shumë i kërkuar për të në futbollin profesionist.
Van Persie thotë se ai ka pasur frikë se një hat-trick kurrë nuk do të vinte për të.
“Ishte hat-tricku im i parë. Kam shënuar pesë gola kur kam qenë 19-vjeçar për ish-klubin tim Feyenoord në Kupën e Holandës, sërish një ekip amator, por ajo nuk llogaritet”.
“Kjo do të thotë shumë pasi kam qenë këtu shumë kohë. Kam ardhur aq afër shumë herë kur kam shënuar nga dy gola dhe pastaj kam goditur shtyllën dhe kam qenë pa fat”.
“E njëjta gjë ndodhi edhe në këtë ndeshje, nëse jam i sinqertë, pasi humba penaltinë dhe vërtet nuk i humbas aq shpesh. Kam humbur vetëm dy në gjithë karrierën. Isha i zhgënjyer pasi ndoshta rasti [për të shënuar golin e tretë] më hutoi”, ka thënë Van Persie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...