Vermaelen do t’i nënshtrohet operacionit

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, ka konfirmuar se do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në tetivën e Akilit, ndërsa pritet të mungojë së paku gjashtë javë.
Lojtari belg ka thënë për faqen Sporza.be se operimi ishte i vetmi opsion i mbetur për rikuperimin e tij, ndërsa e ka bërë të qartë se nuk do të luajë për Arsenalin së paku deri në muajin mars.
“Do të operohem në Suedi. Sipas specialistit që do të më operojë, është një tetivë e vogël e vendosur pranë tetivës së Akilit që po nxit irritim”, ka thënë Vermaelen.
Kjo do ta detyrojë menaxherin e Topçinjve, Arsene Wenger, të shpenzojë para gjatë afatit kalimtar të janarit për të blerë një mbrojtës, kurse emrat që qarkullojnë janë Per Mertesacker (Werder Bremen), Christopher Samba (Blackburn Rovers), Gary Cahill (Bolton Wanderers) dhe Matthew Upson (West Ham United).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...