Wenger: Top katërshi më i vështirë se Kupa

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Arsene Wenger thotë se top katërshi duhet të vlerësohet më shumë e sa triumfi në Kupë.
Megjithatë këtë sezon francezi është fokusuar për ta fituar Kupën Carling dhe beson se triumfi në këtë garë mund të jetë një shtytje drejt sukseseve tjera.
“Është ca më vështirë për të depërtuar në top katërsh në kampionat, por shpesh përballem me të njëjtën pyetje në çdo konferencë shtypi, dhe themi, ‘Ok, ne përpiqemi të fitojmë gjithçka’”.
“Në anën tjetër kjo (Kupa) mund të heqë presionin e ekipit për t’u zhvilluar në garat tjera. Nuk është i vetmi cak i sezonit, por mund të na ndihmojë të arrijmë synimet tjera. Mendoj se tash që jemi në finale e kemi mundësinë ta fitojmë atë”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...