Zanetti krenar me vitin 2010

dardanmiftari | Monday, January 03, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se viti 2010 ka qenë një prej viteve më të shkëlqyeshme në karrierën e tij.
Narazzurrët fituan tre tituj sezonin e kaluar, si dhe Superkupën e Italisë dhe Kupën Botërore të Klubeve këtë fillim sezoni, por u ndanë nga trajneri Rafa Benitez për të sjellë Leonardon në prag të fundit të vitit.
“Për të gjithë ne, viti i cili kaloi gjithmonë do të jetë i paharrueshëm. Jam shumë krenar dhe mendoj se familja Inter e ka merituar këtë moment. Kam pasur privilegjin t’i ngre të pesë trofetë si kapiten dhe përfaqësues i ekipit”.
“Secili trofe ka qenë i veçantë, por po e nënvizoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën Botërore të Klubeve, pasi Interi nuk i ka fituar ato një kohë të gjatë. Duke fituar, ne u futëm në librin e historisë, ngjashëm si Grande Inter i viteve 1960-ta”, ka thënë Zaneti për Inter Channel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...