Allegri: Pato më i mirë se Balotelli

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai është i kënaqur me Alexandre Paton dhe se nuk i nevojitet rivali i këtij të fundit, Mario Balotelli.
“Ai është mirë dhe i kënaqur, kështu që nuk ka nevojë për spekulime. Ai është i ri dhe është lojtar tejet cilësor, kështu që vetëm duhet të mësojë, ashtu sikurse të tjerët”.
“Le të mos harrojmë se ai nuk ka luajtur për shkak të lëndimeve, por ka shënuar tetë gola në Serie A dhe dy gola në Coppa Italia. Ai thjeshtë ka nevojë për më shumë përqëndrim dhe me kohë raporti i tij me Ibrën do të përmirësohet”.
“Mario Balotelli? Unë kam Paton dhe do ta mbaj atë. Ai do të luajë mirë, ashtu sikurse të tjerët që kanë pësuar lëndime e që janë rikthyer”, u shpreh Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...