Arsenali dëshiron 65 milionë euro për Fabregas
Derisa po spekulohet se Real Madridi dëshiron t’i konkurrojë Barcelonës për shërbimet e Cesc Fabregas, Marca shkruan se Arsenali kërkon 65 milionë euro për spanjollin.
Të premten është spekuluar se Mbretërit janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për kapitenin e Topçinjve, duke bërë ‘presion’ mbi spekulimet e deritanishme se Cesc do të kthehet në Camp Nou.
Ndërkohë, Arsenali ka arritur ta mbajë 23-vjeçarin në skuadër, por gazeta spanjolle pohon se drejtuesit e skuadrës ia kanë vënë një çmim prej 65 milionë eurosh lojtarit të tyre.
Ky çmim nuk shkon në favor të Barcelonës që ka 40 milionë euro për të shpenzuar në qershor, përderisa Real Madridi është i njohur si ‘dorëlirë’ në lidhje me transferimin e yjeve.
Category: Futboll
0 Komente