Dalglish: Fansat mund t’i thonë Torres çfarë të duan

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Ai që tradhëton gjithmonë do të ec vetëm Kenny Dalglish nuk ka mundur t’i rezistojë mbështetjes së fansave të cilët kritikuan Fernando Torres për transferimin te Chelsea.
Sulmuesi spanjoll debutoi për Blutë në disfatën 1-0 nga ish-klubi i tij, Liverpooli, ndeshje kjo e zhvilluar në Stamford Bridge.
“Tifozët tanë kanë të drejtë të shprehin opinionet e tyre dhe e dinë se ku qëndrojnë besnikëritë e lojtarëve. Ata duhet të tregojnë respekt për klubin. Njerëzit më të rëndësishëm vazhdojnë të jenë në Liverpool dhe gjithmonë do të jenë. Ajo çfarë dikush dëshiron të bëjë me jetën e vet, është zgjidhje e tyre”, ka thënë Dalglish duke iu referuar Torres.
Fansat e Redsave mes tjerash ngritën edhe një parullë ku shkruante “Duhet të kishe qëndruar me një klub të madh”, kur Torres u zëvendësua gjatë ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...