Flores: Messi është Di Stefano i shekullit 21

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Pas disfatës që e pësoi nga Barcelona, trajneri i Atletico Madridit, Quique Sanchez Flores ka thurrur lavde për supersulmuesin Lionel Messi, të cilin e ka quajtur si ‘Di Stefanon e shekullit 21’.
“Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë, Di Stefano i shekullit 21. Ishte Barcelona universale, numri një, një ekip i mrekullueshëm. Ata kanë aftësinë për të hipnotizuar një kundërshtar”, theksoi Sanchez Flores.
Lionel Messi i shënoi që të tri golat në sfidën ndaj Atletico Madridit, duke e tejkaluar edhe Ronaldon në listën e realizatorëve me 24 gola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...