Lahm: Ne jemi fajtorë

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm, ka fajësuar lojtarët bavarezë për fitoren e lëshuar nga ‘këmba’ ndaj Koelnit. Bayerni ishte duke avancuar 2-0 pas pjesës së parë, para se vendasit e Koln ta rikthenin rezultatin dhe ta fitonin ndeshjen me rezultat 3-2.
“Ne ia vështirësuam punët vetes. Ne nuk ishim agresivë në duele dhe ua lejuam që të luajnë lehtë. Pas pjesës së parë ne kemi thënë se kemi pasur nevojë për agresivitet dhe kjo nuk ndodhi. Ata ishin më agresivë dhe ishin të parët në çdo top”.
“Pas barazimit, ne kemi dhënë gjithçka, ndërsa kemi pasur edhe disa raste shënimi. Ne duam të fitojmë, sidomos kur ekipet përreth lëshojnë pikë. Për këtë arsye, është humbje e hidhët, e cila vërtet dhemb. Tani duhet të shikojmë në ndeshjen tjetër”, u shpreh Lahm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...