Liverpooli mposht Chelsean

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Steven Gerrard dhe Fernando Torres. Liverpooli ka shënuar fitore minimale si mysafir i Chelseat në derbin e javës së 26-të të Ligës Premier.
Takimi i zhvilluar të dielën në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-0 në favor të mysafirëve, ndërsa ky ishte dështimi i parë i Fernando Torres përballë ish-skuadrës së tij.
Mysafirët erdhën deri te goli i avantazhit pas një krosimi të kapitenit Steven Gerrard, ndërsa më së miri para portës u gjet Raul Meireles për të kaluar Redsat në epërsi (69’).
Goli i Meireles rezultoi të ishte goli i fitores, pasi që vendasit nuk arritën të bënin diçka në favor të tyre deri në fund të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ngritet në pozitën e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Chelsea ka 44 pikë në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Tottenhami një pozitë më poshtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...