Milan leksion Napoli
Milani e ka fitore shumë të rëndësishme kundër Napolit në ndeshjen e mbetur të javës së 27-të të Serie A me rezultat 3-0.
Kjo ndeshje pritej të jetë shumë më dramatike por ja që në fund nuk doli kështu pasi Milani shënoi fitore shumë më të lehtë se që është pritur.
Milani e dominoi në tërësi pjesën e parë duke pasur disa raste të mira për shënim por nuk arriti ta shfrytëzoj asnjërin prej tyre dhe si pasojë e kësaj kjo pjesë përfundon pa gola.
Në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 49 Ibrahimovic dërgon skuadrën e tij në epërsi pasi ishte i saktë nga goditja e penaltisë, 1-0. San Siro i cili ishte i mbushur plot e përplotë shpërthen në festë.
Në vazhdim Milani e dominonte ende ndeshjen dhe kërkonte të shëntonte ende gola. Në minutën e 77 Pato shërben mirë Kevin Prince Boateng i cili godet fuqishëm me të majtën e tij për të dyfishuar epërsine e Rosonerëve.
Ndërsa për të nënshkruar kapitulimin e Napolitanëve u përkujdes asistuesi i golit të dytë, Alexandre Pato i cili shënon (79’) për fitoren e madhe të Rsonerëve në këtë ndeshje me rezultat 3-0.
Vlen të përmendet se në këtë ndeshje Napoli kishte vetëm një goditje të vetme në portë kundrejtë Milanit i cili kishte nëntë të tillë.
Me këtë fitore Milani forcon kreun me 58 pikë, pesë më shumë se Interi i cili është në vendin e dytë dhe gjashtë më shumë se Napoli i cili mban pozitën e tretë.
Category: Futboll
0 Komente