Napoli mposht Romën
Skuadra e Napolit duket të jetë një nga përcjellësit më seriozë të Milanit në garën për titullin e Kampionatit italian.
Napolitanët kanë shënuar fitore prej 2-0 si mysafirë të Romës në Stadio Olimpico.
Ndërhyrja e Juan në Marek Hamsik u dënua me penallti, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Edinson Cavani (50’).
I njëjti lojtar shoi shpresat e Romës për barazim duke realizuar edhe golin e dytë (83’) për të vendosur ndeshjen.
Napoli tash ka 49 pikë, tre më pak se lideri Milan dhe pesë më shumë se Interi që të dielën zhvillon Derby d’Italia kundër Juventusit.
Category: Futboll
0 Komente