Perrota: Roma ka probleme serioze
Mesfushori i Romës, Simone Perotta, ka thënë se klubi nga kryeqyteti i Italisë vuan nga probleme serioze pas disfatës së rëndë prej 2-0 ndaj Napolit të shtunën mbrëma.
“Napoli meritoi fitoren. Siç po e shihni, entuziazmi ynë nuk ishte në nivel. Mendoj se të gjithë i dini problemet. Ne jemi në një situatë të tillë që moti”.
“Bisedimet për shitje të klubit nuk janë problem edhe pse nuk mund të mohoj se në disa situata, sidomos në këto të vështira, do të ishte mirë të kishim një klub stabil prapa nesh”.
“Kjo humbje ka lënë prapa çdo bisedë për vendin e parë. Tani objektivi ynë është të përfundojmë në top katërshe dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Perrotta.
Category: Futboll
0 Komente