Redknapp ka frikë nga Liverpooli

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka frikë se Liverpooli tash është kërcënim serioz për top katërsh.
Redknapp, ekipi i të cilit është prapa Chelseat vetëm për shkak të diferencës së golave, ka mbështetur Kenny Dalglish për të fituar kontratë të përhershme dhe ka refuzuar t’i fshijë Redsat nga gara për vendin e katërt.
“Roy Hodgson ishte i pafat atje. Ai nuk pati kohë, por sapo Roy u largua, ishte vetëm një njeri për atë punë, Kenny, për mendimin tim. Ai e di çfarë po bën. Ai do të nxjerrë më të mirën nga lojtarët. Ata e duan atë”.“Nuk do ta fshija Liverpoolin [nga vendi i katërt]. Nëse thoni se ne mund të luftojmë, atëherë, edhe ata mund të luftojnë. Ata nuk janë shumë larg”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...