Reina nuk është i hidhëruar në Torresin

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina nuk e ka marrë shumë pranë zemrës kalimin e Fernando Torres nga Liverpooli te Chelsea.
“Ky është futbolli. Ndodh sezon pas sezoni, lojtarët shkojnë e vijnë. Fernando ishte i mirë për ne në tri vite e gjysmë sa luajti këtu. Ai bëri gjithçka për këtë klub. Ndoshta ai nuk u largua në kohën e duhur, por ishte mundësia për të dhe 50 milionë funte është dyfishi i çmimit që paguam për të”.
“Është vendim personal, ai mendoi se është rasti për të për t’u ngritur si lojtar dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Disa njerëz thonë se ai ishte i keq me Liverpoolin, por në sytë e mi ajo që bëri ai për Liverpoolin ishte gjë e madhe. Lojtarët shkojnë e vijnë, ata që qëndrojnë janë klubi dhe tifozët”, ka thënë Reina.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...