Rikthim sensacional i Newcastle

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Theo Walcott në mes të dy lojtarëve vendas. Newcastle United ka arritur të barazojë rezultatin kundër Arsenalit edhe pse ishte në disavantazh prej katër golash, për të nxjerrë një pikë të artë kundër Topçinjve.
Arsenali e dominoi ndeshjen në pjesën e parë duke realizuar katër gola. Me të filluar loja (1’), Theo Walcott hapi serinë e golave, ndërsa dy minuta më pas Johan Djourou dyfishoi epërsinë, ndërsa në të dyja rastet asistues ishte Andrey Arshavin.
Më pas i erdhi radha Robin Van Persiet, i cili realizoi dy herë (10’ dhe 26’) për të ngritur epërsinë në 4-0.
Në pjesën e dytë, Topçinjve iu vështirësua puna, pasi që Abou Diaby u përjashtua me karton të kuq (50’).
Kjo bëri që vendasit të ngushtojnë epërsinë në 4-3, përmes dy penalltive të Joey Barton (69’ dhe 83’) dhe një goli të Leon Best (75’).
Ndërkaq, Cheikh Tiote kompletoi përkushtimin e vendasve duke arritur ta barazojë rezultatin dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet katër pikë prapa liderit Manchester United (që zhvillon ndeshjen e javës së 26-të kundër Wolverhampton) dhe një pikë para Manchester Cityt qe mposhti West Bromëichin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...