Silva: City do të jetë pjesëmarrës i rregullt në LK

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

David Silva nuk ka dyshime se Manchester City do të jetë një pjesëmarrës i rregull në Ligën e Kampionëve.
Silva ka qenë një prej lojtarëve më të dalluar për Cityn këtë sezon dhe është i vendosur ta përfundojë sezonin e tij të parë në Angli me produktivitet.
“Një sezon i parë i suksesshëm për mua do të ishte kualifikimi për Ligën e Kampionëve ose fitimi i një trofeu. Ne do të luftojmë për ligën dhe do të përpiqemi të fitojmë garat tjera në të cilat luajmë”.
“Mendoj se brenda dy ose tre vitesh do të jetë normale që City të luajë në Ligën e Kampionëve çdo vit, andaj shpresoj se ne mund ta ruajmë ritmin dhe të sfidojmë klubet më të mira të botës”, ka thënë Silva për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...