United fiton derbin e qytetit

dardanmiftari | Saturday, February 12, 2011 | 0 Komente

Manchester United ka shënuar fitore prej 2-1 kundër rivalit të qytetit Manchester City, në derbin e javës së 27-të të Ligës Premier.
Në gjysmën e parë të takimit, City e kontrolloi më shumë lojën, mirëpo United krijoi avantazh. Ishte veterani Ryan Giggs që pasoi një top të mirë në drejtim të Nanit, ndërsa portugezi e mposhti portierin Hart (41’), për ta mbyllur pjesën e parë me epërsinë e Djajve të Kuq.
Atë që nuk e bëri në minutat e para të ndeshjes, David Silva e bëri në pjesën e dytë (65’) kur devijoi gjuajtjen e Edin Dzekos për ta mposhtur portierin Van nder Sar dhe për të barazuar rezultatin.
Sulmuesi që po kthen formën e tij, Wayne Rooney, pranoi një krosim të mirë të Nanit për të rikthyer epërsinë e vendasve me një gol të bukur (78’), i cili rezultoi të ishte goli i fitores.
Me tre pikët e reja, United përforcon kreun me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali që të shtunën luan kundër Wolverhamptonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...