Wenger: Më pak respekt për Barcën

dardanmiftari | Sunday, February 13, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se skuadra e tij ka shfaqur shumë respekt për Barcelonën në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvilluara vitin e kaluar, një gjë që francezi do t’ua ndalojë sivjet lojtarëve të tij.
“Nuk mund të mohoj se kemi shfaqur shumë respekt sezonin e kaluar, sidomos pas ndeshjes së parë”.
“Nga ndeshjet e sezonit të kaluar e dimë se duhet të luajmë në nivelin tonë. Barcelona mund të jetë më e mirë këtë sezon, por ashtu jemi edhe ne. Kjo do ta bëjë ndeshjen edhe më interesante”, u shpreh francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...