Allegri: Është dashur ta mposhtim Barin

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic dhe Massimiliano Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ishte tejet i zhgënjyer me barazimin ndaj Barit në sfidën e cila u zhvillua mesditën e të dielës në San Siro.
“Ne e kemi ditur se nuk ishte një ndeshje e cila ishte e fituar nga fillimi, ndërsa gjithçka u komplikua kur ata shënuan. Ne luajtëm keq, por ishim më të mirë në pjesën e dytë. Ata ishin të mirë vetëm kur e shënuan golin, por ne është dashur të jemi më të kujdesshëm”.
“Ekipi luajti më pas mirë me dhjetë njerëz. Ne krijuam shumë raste dhe ishim në gjendje ta barazojmë rezultatin. Të gjithë kanë pritur fitore, por edhe tani epërsia prej pesë pikëve është e madhe”, u shpreh Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...