Bayerni mposht Freiburgun
Bayern Munichu është përgjigjur me fitore pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke shënuar fitore si mysafir i Freiburgut me rezultat 2-1.
Bavarezët e filluan më mirë takimin duke arritur te goli i avantazhit që në minutat e para të takimit (9’) përmes Mario Gomez, i cili u asistua ngë Franck Ribery.
Nuk kaloi shumë kohë (14’) dhe vendasit siguruan një penallti, por goditjen e Papiss Cisse, e ndali portieri Kraft.
Cisse e përmirësoi gabimin e tij tre minuta më vonë duke shënuar golin e barazimit për Freiburgun.
Në fund të ndeshjes (88’), Franck Ribery rezultoi heroi i Bayernit, pasi që shënoi golin e fitores për tre pikë të reja të bavarezëve, të cilët janë në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Category: Futboll
0 Komente